Shqiptarët e Kosovës vazhdojnë ta kenë Shqipërinë zgjedhje të parë për fundjava apo pushime.
Edhe këtë fundjavë ishte mjaft i lartë numri i atyre që hynë në Shqipëri.
Udhëtarët shprehen se drejt qyteteve të Shqipërisë shkojnë çdo herë gjatë pushimeve të tyre jashtë angazhimeve të përditshme, kryesisht për të drekuar apo takuar të afërm.
Vetëm përmes pikës kufitare të Morinit, në 24 orë kanë hyrë 9,100 udhëtarë e 3,500 automjete.
Gjatë fundjavave duke ditur se numri i automjeteve është më i lartë janë vënë në punë të gjitha sportelet për lehtësim radhë gjatë verifikimeve të automjeteve./RTSH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.