Rreth 13 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 12 mijë e 932 persona në Kosovë.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani 356 mijë e 771 vaksina janë administruar gjithsej në Kosovë.

Reklamë

Dozën e parë të vaksinës deri tani e kanë marrë 248 mijë e 714 persona.

Ndërsa, 107 mijë e 551 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

Në 24 orët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se janë regjistruar edhe 19 raste të reja me COVID-19.