Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR tashmë janë zhvilluar mbi 12 mijë testime.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri të ditur nga data 08 shkurt deri më 22 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 12.818 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.025 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Ndryshe, në Kosovë gjatë ditës së premtë janë shëruar edhe 10 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 782 raste, si dhe janë konfirmuar edhe 21 të tjerë.
Komuna më e prekur nga koronavirusi mbetet Ferizaji me 134 raste të konfirmuara, pastaj Prizreni me 121 dhe Prishtina me 84 raste të konfirmuara.
Në Prizren sot do të testohen edhe 120 persona, kjo u bë e ditur nga kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.
IKSHPK mbrëmë ka dalë me një njoftim, duke kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes, pasi virusi nuk po taller.
“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.