Sot është paraparë që të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotime sa ishin përcaktues gjithësej nga KQZ-ja.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se numërimi do të fillojë nesër në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Ju njoftoj se të mërkurën (16 tetor, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i numërimit të votave përmes postës”, ka thënë Elezi.
I njejti sot gjatë ditës ka bërë të ditur se sot është e paraparë që të numërohen gjithsej 314 votimet sa ishin përcaktuar për rinumërim.
Pas këtyre votave kanë mbetur ato me postë, të personave me aftësi të kufizuara si dhe votat me kusht, numëri i saktë i të cilave ende nuk është bërë publik.
Deri më tani nga votat e numëruara, Vetëvendosje radhitet si parti e parë, derisa pas saj me një rezultat të ngushtë radhihet LDK. PDK ndërkaq ka dalë parti e tretë e pas saj koalicioni AAK-PSD. Nisma-AKR-PD ndërkaq nuk kanë kaluar pragun
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.