Rreth 4 tonë mish të bardhë janë tentuar të futën nga Serbia në Kosovë.
Rasti ka ndodhur ditën e enjte, ku një person i dyshimtë ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua së bashku me kamionin e tij, ku gjendej mishi, transmeton Telegrafi.
“Leposaviq 11.04.2024-19:40. Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një përrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë është larguar në drejtim të pa njohur”, ka njoftuar policia.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lartë.
Gjithashtu, në njoftimin e bërë për media theksohet se njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.