×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 500 persona u grumbulluan te Ura e Shenjtë, Policia ndërpret garën tradicionale të kërcimit

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 19:45

    Me leje të Ministrisë së Punëve të Brendshme sot është lejuar të mbahet gara tradicionale e kërcimit tek Ura e Shenjtë në Gjakovë.


    Por kjo garë sportive është ndërprerë nga Policia e Rajonale e Gjakovës. Arsyeja është se nuk janë respektuar masat e vendosura nga institucionet gjegjëse në luftën kundër coronavirusit.

    Për të ndjekur këtë garë ishin tubuar rreth 500 persona çka nuk lejohet me masat e ndërmarrë nga qeveria, e për më tepër gjysma prej tyre nuk kanë mbajtur fare maska e as distancën.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontakuar me drejtori i Policisë për Regjionin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se ky eveniment ishte lejuar nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme, por se policia është dashur ta ndërpresë pasi janë tubuar qytetarë të shumtë.

    Ai ka thënë se rreth 500 persona janë shpërndarë nga Policia e Kosovës tek Ura e Shenjtë.

    “Organizimi i kërcyesve ka qenë i aprovuar nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të disa aktiviteteve që lejohen në ambiente të hapura. Përkundër prezencës policore, numri i pjesëmarrësve ka qenë më i lartë sesa lejohet, nuk janë respektuar masat e nevojshme dhe rekomandimet e IKSHPK-së dhe ne kemi urdhëruar që të shpërndahen. Kanë qenë rreth 500 persona”, ka thënë Lumni Graisha për Reporteri.net.

    Ai ka thënë se qytetarëve disa here ju është kërkuar të respektojnë masat e vendosura për mbrojtje nga Covid-19 por ata nuk kanë dëgjuar thirrjet e policisë, andaj edhe janë detyruar të intervenojnë.

     

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!