×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 53 mijë persona vizituan hotelet e Kosovës në tremujorin e parë

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 15:09

    Në tremujorin e parë të vitit 2020, numri i vizitorëve, vendorë dhe të huaj, në Kosovë ishte 52,829 persona.


    Kështu thuhet në raportin “Statistikat e Hotelerisë në Kosovë, tremujori i parë 2020”.

    “Prej tyre 41.38 për qind ishin vendorë dhe 58.62 për qind ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 85,929 ku prej tyre 40.87 për qind nga vendorët dhe 59.13 për qind nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 20,486 vizitorë dhe 34,105 net-qëndrimi”, thuhet në raport.

    Sipas ASK-së, numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë e kështu me radhë.

    Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh është nga Shqipëria, Turqi, Gjermania, etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!