×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 668 dokumente të lëshuara: Çfarë kishte zbuluar Julian Assange për Kosovën

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 13:41

    Julian Assange  kishte zbuluar për vendet e Ballkanit rreth 800 dokumente, ku përfshiheshin shumë çështje diplomatike dhe afera të ndryshme.


    Rrjedhjes së rreth 250.000 dokumenteve në nivel global nuk i kishte shpëtuar as Kosova, transmeton Reporteri.net.

    Bëhej fjalë për rreth 668 dokumente ku përfshiheshin analiza të ndryshme të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth ngjarjeve politike në Kosovë, të shkruara nga ambasadorët apo diplomatët amerikanë të akredituar në Kosovë gjatë viteve 2000-2009.

    Në dokumentet e publikuara përmendej edhe fakti se Perëndimi kërkonte pavarësinë e Kosovës nga Rusia. Konkretisht në dokumentet e lëshuara ishte përmendur një deklaratë e Ambasadorit të SHBA-ve në Francë, Craig Steipplaton të 12 dhjetorit 2006, për mënyrën se si Perëndimi u përpoq të merrte mbështetjen e Rusisë për pavarësinë e Kosovës.

    Në dokumentet e lëshuara ishte përmendur edhe misioni evropian për sundimin e ligjit (EULEX) dhe problemet me të cilat po përballej ai në Kosovë.

    Nga 668 dokumentet e botuara për Kosovën, dy ishin klasifikuar si sekrete (pa të drejtë për shtetasit e huaj),  13 janë konfidenciale (pa të drejtë për shtetasit e huaj), 325 konfidenciale të përgjithshme, 191 të paklasifikuara vetëm për përdorim zyrtar, dhe 136 të paklasifikuara apo të përgjithshme.

    Ndryshe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange u arrestua të enjten teksa po qëndronte brenda ambasadës së Ekuadorit në Londër, pasi iu refuzua shtetësia nga qeveria e Ekuadorit. Ai kishte qëndruar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për 7 vite. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!