×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 7:19

    51 mijë e 144 persona në Kosovë janë infektuar me COVID-19 prej 13 mars 2020-të kur edhe u paraqitën dy rastet e para.


    Si pasojë e infektimit me SARS CoV2 kanë vdekur 1 mijë e 332 persona.

    Ndërkohë, sipas të dhënave të IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 40 mijë e 987 pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive tani të jetë 8 mijë e 825 raste aktive.

    Numri total i rasteve pozitive është 51.144 raste nga 182.329 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.332 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.181 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!