×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E konfirmon

    Rrezarta Krasniqi: Kam nënshkruar për shkarkimin e Lumir Abdixhikut

    Reporteri
    09 Korrik 2026 | 12:40

    Një  grup delegatësh të Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit  të partisë, Lumir Abdixhiku.

    Ish deputetja e LDK-së, njëherësh nënkryetare e degës së LDK-së në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi, ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se ajo e ka thënë nënshkrimin e saj për shkarkimin e Abdixhikut.

    “Po, kam nënshkruar”, ka thënë shkurt Krasniqi për Reporteri.net.

    Nisma pason pakënaqësitë e shprehura pas zgjedhjeve të 7 qershorit, çka ka çuar edhe në përplasjet e hapura brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Kërkesat publike për dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, janë shoqëruar me replika mes figurave drejtuese të partisë.

    Degët e LDK-së në Pejë, Lipjan dhe Dega e Dytë në Prishtinë, dega në Rahovec, kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke vlerësuar se rezultati zgjedhor kërkon përgjegjësi politike dhe reflektim të thellë në nivel qendror.

    Ata kanë kërkuar që përgjegjësia për rezultatin zgjedhor të bartet nga udhëheqja e partisë.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!