×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e LDK-së

    Rrezarta Krasniqi: Qeveria Kurti do të mbahet mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve

    Reporteri
    19 Tetor 2024 | 12:38

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka pohuar se progresi në procesin e integrimit evropian të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më i madh se tash.

    Krasniqi ka theksuar se kjo deklaratë është ofendim për të gjithë qytetarët, dhe se Kosova vazhdon të jetë e sanksionuar nga BE.

    Postimi i saj i plotë:

    Z. Bislimi paska thënë që brenda qeverisjes së tyre ka ndodhur integrimi dhe kjo është ofendim për të gjithë qytetarët.

    Republika e Kosovës ka hyrë në vitin e dytë nën sanksione nga BE, keni dështuar të antarësoheni në KiE dhe nuk ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë ndërkombëtare. Ju jeni turpi i kësaj Republike.

    Besnik Bislimi dhe Albin Kurti do të mbahen në mend si qeverisja e mashtrimit dhe sanksioneve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!