×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rrezik për sulm” për festat e Nëntorit, flasin nga Policia e Kosovës

    Reporteri
    27 Nëntor 2021 | 22:03

    Për shkak të rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të institucioneve ndëkombëtare të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, e ka siguruar emaili-n që ju është dërguar punëtorëve të OSBE-së në Kosovë.

    Por, Policia e Kosovës thotë për Reporteri.net se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

    “Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Reporteri.net.

    Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia.

    Ndryshe, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!