Policia e Kosovës ka lëshuar një apel të rëndësishëm për qytetarët, duke u kërkuar atyre të jenë të vëmendshëm ndaj mesazheve dhe email-eve të dyshimta që mund të përmbajnë lidhje mashtruese.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Policia e Kosovës njoftoi: ” Apel për kujdes ndaj phishing-ut! Të nderuar qytetarë, ju lutemi të jeni të vëmendshëm ndaj mesazheve dhe email-eve të dyshimta që mund të përmbajnë lidhje mashtruese”
Në apel, Policia theksoi se qytetarët nuk duhet të hapin lidhje të dyshimta dhe as të ndajnë të dhënat e tyre personale me burime të panjohura, pasi kjo mund të çojë në viktimizimin nga sulme të mundshme kibernetike.
“Mos hapni dhe mos ndani të dhëna personale me burime të panjohura, pasi mund të bëheni viktimë e sulmeve kibernetike”, tha Policia, duke shtuar se në rast dyshimi qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës për mbështetje dhe verifikim, duke përdorur numrin e urgjencës 192.
“Qëndroni të sigurt në internet!”, ishte mesazhi përfundimtar i Policisë, duke inkurajuar qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë informacionet e tyre personale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.