Erërat e forta dhe reshjet e borës po shkaktojnë telashe me energjinë elektrike në vende të ndryshme.
Probleme të mëdha janë shfaqur në fshatin Brezne të Dragashit, ku nga disa foto të publikuara shihet se shtyllat e rrëzuara në oborret e qytetarëve.
Qytetarët janë ankuar se përveç që kanë mbetur pa rrymë nga ora 10:00 ata po ndihen edhe të rrezikuar nga shtyllat me telat e rrymës.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka treguar se për shkak të kushteve atmosferike ka pasur prishje në rajone të ndryshme të vendit dhe se punëtorët e kompanisë kanë shkuar dhe i kanë sanuar disa prej prishjeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.