×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëzohet nga lartësia, lëndohet punëtori në Prishtinë

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 14:39

    Një punëtor është rrezuar në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur sot në mesditë në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë ku punëtori ka rënë në tokë derisa ishte duke punuar në një shtëpi private.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

    “Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Hajdar Dushi’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një shtëpi. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo ka bërë të ditur se me rastin po merren njësitet përkatëse të stacionit policor Qendra. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!