Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar sa nga muaji korrik pagat për zyrtarët publikë do të rriten për 55 euro, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kurti tha se rritja e parë prej 55 eurosh ishte bërë në janar, ndërsa e dyta do të zbatohet nga muaji i ardhshëm.
“Pagat rriten dy herë nga 55 euro për të kompletuar rritjen 110 euro. Rritja e parë ka filluar në janar, dhe tjetra nga muaji korrik. Sot marrim vendimin për ndarjen buxhetore që të mbulohet kosto e kësaj rritje. Zbatimi nga muaji i ardhshëm, pagat mujore për mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të jenë 110 euro më të larta sa ishin në dhjetor”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë.
Kryeministri në detyrë theksoi se paga mesatare do ë arrijë në 865 euro në muaj dhe se “kjo paraqet një rritje prej 46.1% krahasuar me pagën mesatare të vitit 2019”.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.