×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet çmimi i bukës në furrat e Prizrenit, shkon deri në 60 centë

    Reporteri
    12 Korrik 2022 | 17:42

    Valës së ngritjes së çmimeve, nga sot i janë bashkuar edhe furrtarët prizrenas.

    Sipas shoqatës së furrtarëve të Prizrenit, një gjë e tillë është bërë pasi shumë produkte janë shtrenjtuar.

    “Nga dita e sotme [martë] edhe çmimi i bukës do të ketë rritje”, kanë theksuar përfaqësues të kësaj shoqate për TV Prizrenin.

    Sipas tyre, nga dita e martë çmimi i bukës në disa furra është rritur në 0,60 cent, 10 cent më shtrenjtë se çmimi i deritanishëm, ndërsa edhe furrat tjera pritet që nga dita e nesërme të veprojnë ngjashëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!