×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet me 25% numri i pacientëve me COVID-19 në Francë

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 9:21

    Franca ka shënuar rritje të të shtruarve në spital, një rritje prej 25% në tre javë, sipas të dhënave të publikuara nga organizata e shëndetit publik Santé publique France.


    Numri i pacientëve të shtruar në spital ka shkuar në 8.685 në krahasim me 6.922 pacientë me 17 korrik, kur u regjistrua niveli më i ulët i shtrimeve në spital që nga fillimi i vitit.

    1,556 pacientë janë aktualisht të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i pacientëve me simptoma të rënda të Covid-19 është rritur (+ 81%) që nga 21 korriku, kur ky numër ishte më i ulëti (859) që nga fillimi i vitit.

    Në 24 orët e fundit, 117 pacientë u shtruan në njësitë e kujdesit intensiv.

    Deri më tani 44,739,322 persona kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër Covid (66.4% të popullsisë së përgjithshme) dhe 37.231.075 janë vaksinuar plotësisht (55.2% e popullsisë së përgjithshme).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!