×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i të prekurve me Covid-19 të shtrirë në QKUK

    Reporteri
    19 Qershor 2020 | 11:31

    Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është rritur numri i pacientëve të shtrirë të cilët janë të prekur me Coronavirus, shkruan Reporteri.


    Sipas raportit 24 orësh, aty sot janë të shtrirë 79 pacientë.

    Prej tyre, 65 raste janë me Covid-19 pozitiv, gjersa njoftohet se 5 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.

    30 raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, dhe 5 pacientë pritet të lirohen për vetizolim në shtëpi.

    Ndërkohë, njoftohet se klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.

    Kujtojmë se të enjten në këtë klinikë kanë qenë duke u trajtuar 58 raste me COVID-19. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!