Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku s’është befasuar aspak me vendimet e ZRrE-së për rritjen e çmimit të energjisë, pasi siç ka thënë ajo “është mënyra si operon VV”, shkruan Reporteri.net.
Sipas Çitakut, kjo kastë politike e do qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar.
Postimi i plotë:
Për fat të keq, nuk jam aspak e befasuar me vendimet e ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë, pavarësisht mungesës së dialogut social dhe mungesës së konsultimeve me qytetarët dhe bizneset.
A e dini pse? Sepse kjo është mënyra si operon LVV.
Refuzon dialogun, qoftë social, qoftë politik, me këdo dhe për çkado.
E njëjta arrogancë është parë në vazhdimësi:
• ndaj sindikatave,
• ndaj mediave,
• ndaj opozitës,
• dhe ndaj bizneseve.
Kjo kastë politike e dëshiron qytetarin të varfëruar dhe të nënshtruar, sepse beson se vetëm ashtu mund ta sundojë më lehtë.
E më ironikja?
Kjo parti politike, në mënyrë radikale – dhe shpeshherë edhe dhunshëm, ka kundërshtuar çdo përpjekje tonën për rritjen e kapaciteteve energjetike të Republikës.
Konsistentë në destruktivitet, kjo është e vetmja politikë që njohin.