Dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 122 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 799 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë, derisa 1 mijë e 244 raste vazhdojnë të jenë aktive.
Kjo ka bërë që në Klinikën Infektive të mos ketë më vende të lira për pacientë.
Ndërkohë, Regjisori Jeton Ahmetaj ka bërë thirrje për të ngritë vetëdijen e qytetarëve, duke ndarë një fotografi të një mikes së saj që punon si infermiere, dhe fotografia tregon për lodhjen e saj.
Më poshtë po sjellim statusin e plotë të Jeton Ahmetaj.
Kjo eshte nje mike imja,INFERMIERE NE INFEKTIVE,emri i saj eshte Shqipe Kadriu.Derisa ne po flejme ne shtrat ajo pushon kembet ne dysheme,per tu quar pastaj dhe per te ju sherby juve qe nuk besuat dhe nuk besoni se ka COVID vrases…TURP TE KENI QE NUK MBANI MASKA,TURP TE KENI QE PO VRISNI VETEN DHE TE TJERET!.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.