×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritja e numrit të të prekurve nga COVID-19, policia rrit kontrollet e masave

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 15:21

    Në një kohë që numri i të prekurve nga COVID-19 ka arritur në shifra rekord dhe kriminaliteti ka fituar terren në vend policia do të rrisë prezencën për kontrollet e respektimit të masave. Fokusimi i policisë në këtë shërbim vjen pas disa detyrave të caktuara pak ditë më parë, si lufta ndaj kanabisit, menaxhimi i situatës së provimeve të maturës apo dhe puna për monitorimin e sezonit turistik.


    Në një kohë që numri i të prekurve nga Covid 19 ka arritur shifra rekord të personave të prekur brenda 24 orëve, policia do të rrisë prezencën në zonat me numrin më të lartë të të prekurve.

    Sipas zv-ministres së brendshme Romina Kuko,rritja e prezencës policore vjen si shkak i mos respektimit të masave anti-Covid që kanë çuar dhe në rritjen e numrit të të prekurve.

    Kuko: Me keqardhje konstatojmë se ditët e fundit kemi patur rritje të rasteve që lidhen drejtëpërdrejtë me mosrespektimin e masave anticovid-19.

    Rikthimi i prezencës policore për kontrollin e masave kundër përhapjes së koronavirusit vjen dhe në një moment ku policisë u janë përcaktuar detyra të reja pas pandemisë, si monitorimi i provimeve të maturës, lufta kundër kanabisit apo puna për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

    Situata siç duket është marrë seriozisht dhe nga drejtuesit e lartë të cilët ndalojnë qytetarët në rrugë për ti kërkuar të respektojnë masat kundër virusit.

    Përqendrimi i policisë në punën për zbatimin e masave anti-covid vjen në një moment që janë rikthyer ngjarjet kriminale, dhe disa prej ngjarjeve më kryesore janë ende pa autor.

    /Ora News.tv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!