Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me coronavirus në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ambasada bën thirrje që të mbahen mend tre hapat e rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e virusit, shkruan Reporteri.net.
“Teksa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin, mbani mend 3 hapat e shëndetshëm, të përditshëm, për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj: Vendosni një maskë, mbani distancën dhe pastroni duart. Ju mund të ngadalësoni përhapjen e COVID-19.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Kujtojmë se vetëm gjatë ditës së enjte, u konfirmuan 661 raste të reja me COVID-19 në Kosovë dhe u raportuan 6 raste të vdekjes.
Postimi i plotë i ambasadës:
As COVID-19 cases continue to rise across the country, remember the 3 healthy, everyday steps to help protect yourself and your loved ones:
•Wear a mask
•Keep the distance and
•Wash your hands
You can slow the spread of COVID-19: https://t.co/gzoVj5e6JF— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) November 6, 2020
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.