×
  • Lajme
  • Lajme / Vendimi i Qeverisë në detyrë

    Rritja e shtesave për lehonat, Murati jep detaje nga vendimi që hyn në fuqi këtë muaj

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 11:17

    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje se si do të funksionojë rritja e shtesave për nënat lehona.

    Murati ka shkruar se vendimi për rritjen e shtesave do të hyjë në fuqi që nga ky muaj.

    “Lehonat e papunësuara që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria: Shtesa për lehona: 6 muaj x 325.9 = 1,955.4 euro; Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euro. Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,195.4 euro”, ka njoftuar ai.

    Po ashtu, ai ka shkruar edhe për lehonat e punësuara, përveç pagesës për 6 muaj me 70% të pagës, që në vitin e parë do të përfitojnë nga Qeveria edhe: Shtesa për lehona: 3 muaj x 325.9 = 977.7 euro. Pushimi i lehonisë: 3 muaj x 319.5 euro = 958.5. Shtesa për fëmijë: 12 muaj x 20 euro = 240 euro. Gjithsej në vitin e parë të lindjes për secilin fëmijë: 2,176.2 euro. Qeveria për familjet”, shkroi Murati./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!