×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritje e lehtë e rasteve me koronavirus në ditët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 12:13

    Në ditët e fundit ka pasur një rritje të numri të rasteve me koronavirus në Kosovë.

    Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 25 raste të reja.

    Msh njofton edhe për pesë të shëruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

    “Dje janë dhënë  30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.099 doza të vaksinës.

    Deri më sot 823.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Deri më sot janë dhënë 103.054 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

    Nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.274.

    Në total numri i rasteve aktive është 94”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!