×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrokulliset me traktor derisa po shkonte të merrte dru, vdes burri nga Vitia

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 9:25
    Foto ilustrim

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një burrë në Viti, pas një aksidenti me traktor, raporton Express.


    Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë me dije se ai është rrokullisur derisa ishte duke shkuar për të marrë dru.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka humbur jetën në një aksident me traktor ku është rrokullisur deri sa ishte duke shkuar për të marrë dru. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe kanë tërhequr viktimën nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!