Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave në qytetin e Pejës, ku njëra prej tyre është rrokullisur.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
“Ka ndodhur në orën 15:00 një aksident mes dy veturave. Mund të konfirmoj se ka persona të lënduar. Por, për natyrën e lëndimeve dhe numrin e të lënduarve akoma nuk e dijmë, sepse njësitet policore janë në spital duke marr detajet lidhur me rastin”, ka deklaruar Rugova.
Ndërkohë, shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.