×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrokulliset një veturë në Prishtinë, lëndohet drejtuesi i saj

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 21:30

    Një aksident ka ndodhur natën e sotme në Prishtinë, konkretisht në rrugën e Gërmisë ku një makinë është rrokullisur, duke lënë të lënduar drejtuesin e saj.


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi  ka thënë për Reporterin se deri te aksidenti ka ndodhur pasi, vetura që ishte në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrokullisur.

    Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit.

    “Aksidenti ka ndodhur rrugës për Gërmi në ora 20:12. Një veturë në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrukullis, drejtuesi i veturës është lënduar si pasojë e aksidentit”, ka thënë Krasniqi për Reporterin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!