Para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë në afërsi të fshatit Dollc të Klinës ka ndodhur një aksident trafiku.
Sipas informacioneve të para ka mbetur i lënduar lehtë një person.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ndihma e shpejtë.
Reporteri.net ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, por ai ka thënë se ndodhet në pushim.
Kurse zëdhënësi tjetër i policisë së Pejës, Xhevat Ibraj nuk e ka hapur telefonin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.