Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se në vend të Albin Kurtit dihet se listës së Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit do t’i prijë Glauk Konjufca.
Gjinovci në Pressing të T7 tha se nuk ka kush tjetër t’i prijë listës së VV-së, përveç Glauk Konjufcës.
“Është e ditur që do ti prijë dikush që nuk e kam shumë favorit se nuk ka kush tjetër, është Glauk Konjufca”, tha Gjinovci.
Kujtojmë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar i plotë dje zyrtarizon edhe çështjen më të diskutuar, ku ndalohet kandidimi i të dënuarve. Kështu, edhe Albin Kurti nuk mund të garojë në zgjedhje në listën e deputetëve, për shkak se është i dënuar.
Vendimi thotë se “në bazë të nenit 71.1 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, personi i dënuar për vepër penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri (3) vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet e as të fitojë mandat të vlefshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendimin e Kushtetutës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.