×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrotullohet cisterna me naftë në Zahaq, dy persona të lënduar

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 17:22

    Një vetaksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zahaq të komunës së Pejës. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar.


    Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

    “Një vetaksident ka ndodhur në orën 16:30 në fshatin Zahaq, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit”, ka deklaruar Rugova.

    Lexues të Express kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!