×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrufeja djegë një shtëpi në Malishevë

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 20:52

    Një shtëpi është djegur në fshatin Dragobil të Malishevës.


    Në videot e siguruara nga Reporteri.net shihet se si del tymi nga shtëpia tre katëshe.

    Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë rajonale të Gjakovës, Lirie Podrimaj.

    “Rreth orës 19:00 policia ka marrë informacion që po digjet një shtëpi në fshatin Dragobil. Menjëherë janë njoftuar zjarrfikësit dhe së bashku me njësitë tjera kanë dale në vendin e ngjarjes. Kulmi i shtëpisë është djeg, fatmirësisht nuk ka lëndime në njerëz. Brenda shtëpisë nuk ka pasur të instaluar energji elektrike. Dyshohet se djegia e kulmit të kësaj shtëpie ka ardhur nga rrufeja, pasi në atë kohë ka pasur reshje të mëdha shiu në fshat”, ka thënë Podrimaj për Reporteri.net.
     

    `

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!