Më 16 prill, Kosova mori dritën jeshile nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, në hapin e parafundit për anëtarësimin e plotë në këtë organizëm.
Raporti i Dora Bakoyannis bindi anëtarët e Asamblesë të cilët votuan pozitivisht rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës duke përmbyllur kështu një hap që konsiderohej tejet i rëndësishëm para se të votojnë Ministrat dhe të përmbyllet plotësisht anëtarësimi në KiE.
Në Asamble, Dora Bakoyannis, e cilësoi Kosovën një demokraci funksionale parlamentare me garanci të forta për pavarësinë e gjyqësorit dhe të drejta themelore të njeriut.
Bakoyannis ka thënë se për të arritur një opinion pozitiv, u deshën 300 ditë, misione në Prishtinë, Mitrovicë Veriore dhe Bruksel, një ekip avokatësh të specializuar dhe dhjetëra takime me qeveritë, ambasadorët, kryetarët serbë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, OJQ dhe organizata ndërkombëtare.
Ish-ministrja e jashtme greke ka thënë e asnjë anëtari kandidat nuk i është kërkuar ndonjëherë të ndërmarrë kaq shumë reforma para se të sillet për diskutim mbi anëtarësimin e tij në Organizatë.
Kjo është ndoshta arsyeja pse 83% e Kuvendit votuan pro Raportit, ka potencuar ajo në një opinion të publikuar në “European Western Balkans“, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Bakoyannis ka përmendur po ashtu vendimin që autoritetet në Kosovë morën që pas 25 vitesh të kthejnë pronën Manastirit të Deçanit, të tërhiqnin një projektligj për shpronësimin e shprehur të pronave serbe dhe të nënshkruanin një listë të gjatë të marrëveshjeve për të drejtat e njeriut që, mbi të gjitha, thotë ajo vendosja e pakicës serbe nën mbrojtjen ndërkombëtare.
Ajo ka përsëritur se në raport nuk ka dhënë qëndrim për shtetësinë e Kosovës, duke thënë se nëse do të kishte një vendim për statusin e Kosovës, ajo nuk do të ndërmerrte një raport të tillë, pasi qëndrimi i saj përputhet me atë të vendit të saj që nuk e njeh Kosovën.
Përkundër kësaj, ajo përmend se u sulmua nga lidershipi në Serbi duke e cilësuar si tradhtare.
“Sidoqoftë, kjo e fundit nuk u kërkua kurrë. Njohja ose mosnjohja e shtetësisë është dhe do të mbetet prerogativë e shteteve. Përkundër gjithë sa u përmend më lart, unë u sulmova personalisht nga lidershipi i Serbisë. Më cilësuan si një “tradhtare të patrupshme2 m që minon marrëdhëniet dypalëshe të vendeve tona. Asgjë nuk mund të jetë më larg nga realiteti”, ka thënë deputetja greke.
Pas marrjes së dritës së gjelbër në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, më 16 prill, vendimin përfundimtar për Kosovën pritet ta sjellë Komiteti i Ministrave i kësaj organizate, më 16 maj.
Deri atëherë, Kosova duhet të vazhdojë t’i bindë së paku dy të tretat e 46 anëtarëve të saj përse duhet të jetë në mesin e tyre.
Dhe hapa pozitivë në këtë drejtim duket se janë pikërisht ata që çojnë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Reporteri.net/.
Kosova përballë “kushtit” të vështirë në finalen drejt KiE-së