×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga e pa pastruar nga bora, BMW rrotullohet në Brezovicë

    Reporteri
    07 Dhjetor 2021 | 22:10

    Një veturë e tipit “BMW” është rrotulluar në pasditën e së martës në Brezovicë.

    Deri te aksidenti duket se ka ardhur për shkak të mos pastrimit të rrugës nga bora.

    Në fotografitë dhe videon e publikuar në media shihet se në pjesën ku është aksidentuar vozitësi i BMW rruga kryesore ishte e mbuluar me borë.

     

    Siç duket organet përgjegjëse nuk e kanë kryer punën e tyre.

    Kujtojmë që nga orët e vona të natës së kaluar reshjet e borës nuk kanë të ndalur dhe një pjesë e madhe e Kosovës, sidomos malore, është veshur me ngjyrën e bardhë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!