×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga e rrezikshme afër Pallatit të Drejtësisë

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 22:32

    Afër objektit të Pallatit të Drejtësisë, në lagjen Hajvalia, është dhënë leje për ndërtimin e një objekti banesor.


    Mirëpo pas fillimit të punimeve për ndërtimin e këtij objekti, ka pasur rrëshqitje të dheut.

    Kjo ka bërë që rruga që të çon te Pallati i Drejtësisë, të bëhet goxha e rrezikshme, pasi nuk mund të kalojnë dy vetura në të njëjtën kohë.

    Foton e mëposhtme, në redaksinë e Reporteri.net, e ka dërguar një qytetar, i cili kalon shumë shpesh në këtë rrugë dhe thotë që prej fillimit të punimeve, kjo pjesë e rrugës është bërë shumë e rrezikshme./Reporeteri.net./.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!