Shi i madh po bie në Prishtinë pas temperaturave tejet të larta që mbretëruan ditët e fundit, ashtu si edhe në disa fshatra e qytete tjera të vendit.
Pas rrebesheve të fuqishme të shiut që sot pasdite kapluan kryeqytetin, disa rrugë tashmë janë vërshuar.
Në një video të dërguar nga lexuesit e Reporteri.net shihet se gjendja në një rrugë afër Kuvendit të Kosovës që njihet rruga “Te katër llulat”, është bërë thuajse e pakalueshme pasi është vërshuar e tëra.
Edhe “Rruga C” në Prishtinë është bërë thuajse e pakalueshme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.