Brezovica vazhdon të jetë në gjendje kaosi.
Qendra më e madhe turistike në Kosovë momentalisht nuk po ofron as kushtet më elementare për turistët.
Rruga është e bllokuar dhe po detyron turistët që t’i lënë veturat e tyre deri në 1.5 kilometra në largësi.
As policia nuk është në element pasi që nuk po e drejton fare komunikacionin, shkruan Indeksonline.
Në këtë situatë, vetëm njëra trakë është e kalueshme.
Në rast se do të ketë nevojë për emergjenca, zjarrëfikësit dhe stafi mjekësor do të kishin të pamundur depërtimin në këtë gjendje aktuale.
Frustrimi i turistëve është i madh, ndërsa reagimi mbetet i vogël.