×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Rruga që dërgon në Merdare do të bllokohet sot nga protestuesit serbë, QKMK bën thirrje të shfrytëzohen pikëkalimet tjera

    Reporteri
    01 Korrik 2025 | 18:34

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, rruga e cila shpien në pikëkalimin kufitar në Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë të cilët do të pamundësojnë kalimin e lirë, shkruan Reporteri.net.

    QKMK ka inkurajuar qytetarët që të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare.

    ” Bazuar në informatat e pranuara, sot me datë: 01.07.2025, me fillim nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë të cilët do të pamundësojnë kalimin e lirë. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Merdare, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim njoftimin tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095″, thuhet në njoftim.

    Nis heqja e barrikadave në Serbi, protestuesit kërkojnë lirimin e të ndaluarve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!