Gjatë natës së mbrëmshme, në Bruksel, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka takuar liderët e vendeve të Ballkanit, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Në pamjet e publikuara shihet që teksa Mogherini përshëndetë liderët e Ballkanit, e në këtë rast presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, bën një koment jo aq të përshtatshëm për përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, shkruan Reporteri.net.
E në ndërkohë, teksa Mogherini përshëndet të pranishmit, kur i afrohet Thaçit të cilin e përqafon dhe e puth në faqe, dëgjohet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq teksa thotë në gjuhën serbe: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë në këtë rast, por Vuçiqi vazhdon: “Mos u bëj sikur nuk e di serbishten, sepse merr vesh shumë mirë”.
Mirëpo, a e mori vesh Mogherini se çfarë po thoshte Vuçiq prapa shpinës së saj? Përgjigja për këtë sipas të gjitha gjasave është jo, ngase Mogherini vazhdon të qëndroj e buzëqeshur para Vuçiqit, pasi përshëndetë liderët e tjerë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.