×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrugë e gjatë për Kosovën, BE la kosovarët 12 vjet pa viza, Serbia i mori ato për dy vjet

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 11:27

    Për më shumë se 12 vjet, Bashkimi Evropian ka lënë peng institucionet kosovare sa i përket çështjes se vizave, duke vendosur kështu kritere të shumta në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë lirshëm.

    Përkundër plotësimit të kritereve, zvarritja e këtij procesi ndodhi për më shumë se 12 vjet.

    Krahasuar me shtetet tjera të Ballkanit, Kosovës iu deshtën më së shumti vite që një proces i tillë të finalizohet.

    Sipas disa të dhënave të publikuar nga Instituti EPIK, Kosova ka pritur 12 vjet, duke u bërë kështu vendi që më së shumti ka pritur që të marrë dritën jeshile për të udhëtuar pa viza.

    Ndërsa, shtete tjera si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, për vetëm dy vjet kanë marrë liberalizimin e vizave.

    Ndërkohë, sot në Parlamentin Evropian pritet të votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.

    Politikanë dhe analistë janë shprehur optimist që ky proces do të merr fund, dhe se shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë nga janari 2024 lirshëm pa viza.

    Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

    Një ditë më vonë të mërkurën, më 19 prill është nënshkrimi i ceremonisë së Aktit Ligjor. Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

    Procesi drejt fundit, edhe dy shkallë drejt liberalizimit të vizave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!