×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrugës për aeroport, mërgimtarit kosovar i vidhen gati 8 mijë euro: I kishte për familjen e varfër në Kosovë

    Reporteri
    19 Korrik 2019 | 12:43

    Shpend Haxhaj  po e priste me gëzim pushimin e verës në Kosovë, ku do të kalonte tri javë me familjen e tij.


    Megjithatë, ai nuk e imagjinonte se do të humbiste më shumë se  8,800 dollarë para se të largohej nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Reporteri.net.

    Telvizioni CBS i ka kushtuar një kronikë kosovarit të cilit iu plaçkitën mijëra euro.

    Ai në një lidhje me video përmes telefonit rrëfen se paratë iu vodhën ndërkohë që u ndal në një farmaci, gjatë rrugës për aeroport. Shpendi rrëfen se kuleta ku kishte mjetet e identifikimit dhe kartelat bankare, i kishte rënë në skaj të rrugës, pa e vënë re fare.

    Në pamjet që u publikuan nga televizioni shihet një grua dhe një burrë duke u larguar me shpejtësi.

    Policia bën thirrje që kushdo që ka informacion për këtë ngjarje të lajmërojë  rastin dhe të ndihmoj kosovarin i cili me ato para synonte të ndihmonte familjarët e tij në Kosovë, të cilët thuhet se jetojnë në varfëri.

    Vajza e tij thotë për televizionin, se babai i saj ka mbetur zemërthyer nga kjo ngjarje. Ajo rrëfen se me ato para ai synonte të ndihmonte babain e tij në Kosovë, i cili ndonëse është 67 vjeçar, ende punon për të siguruar bukën e gojës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!