×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrugët e veriut në ditën e zgjedhjeve

    Reporteri
    19 Maj 2019 | 13:46

    Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Mitrovicës, ku të drejt vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.


    KQZ ka njoftuar se deri në ora 11:00 votuan 9 mijë e 361 votues mijë votues apo 16.14% në zgjedhjet në veri të Mitrovicës, shkruan Reporteri.net

    Dita e zgjedhjeve në Mitrovicën e veriut duket ditë e zakonshme dhe deri më tani nuk është raportaur për ndonjë incident, procesi i votimit po shkon në mënyrë të rregullt.

    Ndërkaq Policia e Kosovës ka përgatitur urëdhrin operativ për këtë proces zgjedhor ku qëllimi kryesor është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

    Sipas policisë qëllim tjetër i këtij plani është edhe ruajtja e qetësisë pas procesit të zgjedhjeve.

    Po ashtu edhe Prokuroria ka deklaruar se nga përcjellja e deritanishme e gjithë procesit të votimit në këto komuna, rezulton se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast që mund të ndikoj në prishjen e procesit të votimit, shkruan Reporteri.net

    Gjithashtu, Koordinatorja Pula, njofton opinionin se do të reagojë në të gjitha rastet e incidenteve eventuale gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve, për çdo raportim apo keqpërdorim të votës.

    Në njoftim huhet se varësisht prej situatës se si rrjedhë procesi zgjedhor në këto komuna, do të njoftojmë të gjithë opinionin me kohë përmes komunikatave apo përmes konferencave për media. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!