×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrugët me ngrica shkaku i temperaturave të ulëta, policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

    Reporteri
    03 Prill 2023 | 22:26

    Policia e Kosovës ka apeluar te vozitësit që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së veturave.

    Kjo pasi, sipas policisë, rrugët mund të jenë me ngrica shkaku i motit të ligë që ka mbizotëruar sot dhe pritet të mbizotërojë gjatë javës në Kosovë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Borë e madhe mbulon Suharekën, Muharremaj del në terren për të siguruar pastrimin e rrugëve

    “… Pas paralajmërimit se këtë javë gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta (reshje të shiut, në lokacione të ndryshme mundësi për reshje bore, rrjedhje të ujit në rrugë e po ashtu edhe dëmtim i asfaltit dhe krijim i gropave), kërkohet nga SHOFERËT që të shtohet kujdesi gjatë qarkullimit në rrugë, ku me rënien e temperaturave krijohen ngrica që rrezikojnë seriozisht pjesëmarrësit në trafik”, thuhet ndër të tjera.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!