×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrugët vazhdojnë të marrin jetë: Mbytet një person në aksident

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 11:37

    Aksidentet me fatalitet në rrugët e Kosovës po vazhdojnë të shënojnë rritje, ani pse Policia ka marrë disa operacione që synim kanë uljen e numrit të tyre. Edhe mbrëmë një person ka humbur jetën dje në Obiliq, ndërkaq janë lënduar dy të tjerë.


    Policia ka bërë të ditur se vdekja e personit në fjalë erdhi pas aksidentimit të veturët me një autobus, shkruan Reporteri.net.

    Ata shtojnë se viktima kishte qenë pasagjer në veturë, në të cilën ndodheshin edhe dy persona që kanë shpëtuar vetëm me lëndime trupore.

    Ndërkohë, shoferi i autobusit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Sidoqoftë, jetët e kosovarëve po vazhdojnë të humben nëpër rrugë, pasi vetëm dje u shënuan dy viktima, ndërkohë që disa të tjera brenda këtij muaji.

    Ndryshe, viti i kaluar kishte qenë më fatali ndër vite në Kosovë, për çka kishte shtyrë forcimin e ligjeve dhe hartimin e operacioneve nga Policia./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!