×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrustem Mustafa: Specialja është produkt i fushatës anti-UÇK, por e vërteta po vjen

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 18:10

    Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi ka thënë se Gjykata Speciale duhet të mbyllë të gjitha të pavërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së.


    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Gjykata Speciale është produkt i fushatës anti-UÇK dhe anti-shqiptare, porse e vërteta po vjen, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Remit:

    E vërteta që po vjen…

    Gjykata Speciale duhet t’mbyllë gjithë ato të pa vërtetat e prodhuara mbi lavdinë e luftës së UÇK-së, Kombi Shqiptar të marrë përsipër angazhime të reja racionale dhe zhvillimore…

    UÇK duke fituar përkrahjen me aleancen e NATO-s, prishi balancat politike strategjike për Ballkanin dhe më gjërë, ato politika i orjentoi nga përëndimi duke u larguar nga blloku bolshevik dhe ai i lindjes…

    Periudha pas çlirimit, poashtu karakterizohet me veçantinë e luftës së ashpër të uzinave anti-shqiptare, nëpërmjet shërbimeve inteligjente të infiltruara në çdo cep të Kosoves.

    Sado të paralizuara, ato arritën të ngrejnë kurthe, të prodhojnë propagandë anti UÇK, të shantazhojnë e mashtrojnë, e cka jo tjetër, me qëllim të rrënimit të amalgamës UÇK-NATO dhe në funksion të zhbërjes së lirisë së fituar me gjak.

    Produktet e kësaj fushate anti UÇK dhe anti-shqiptare në pergjithësi, janë evidente dhe më subtanciale ndër to është vet Gjykata Speciale, por ajo çfarë nuk arritën kurrë, është tendenca e pakompromis për të zhbërë aleancën e shteteve mike e pro-demokratike, me pasuesit e UÇK-së dhe me shtetin e Kosovës.

    Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë bolshevizmit dhe aleatëve të saj, duke fituar e mira mbi të ligën…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!