×
  • Lajme
  • Lajme

    Rryma mbyt një 32 vjeçar në Pejë

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 16:09

    Para pak çastesh, ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës një 32 vjeçar. Dyshohet se i riu vdiq nga kontakti me rrymën. Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 në fshatin Raushiq të Pejës. Ai është dërguar në spital, por, për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore, ka ndërruar jetë.


    32 vjeçari që u godit nga rryma, mori lëndime serioze të cilave nuk ka arritur t’u bëjë ballë.

    Rastin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

    “Rreth orës 12:27, Policia e Kosovës është informuar se në fshatin Raushiq -Pejë, një person kishte pësuar lëndime trupore, i njejti është dërguar nga qytetarët në Spitalin Rajonal të Pejës. Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarr masat e nevojshme në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe në spital dhe nga ekipi mjekësor rreth ores 13:00, është konstatuar vdekja e viktimës Sh.Sh. lindur në vitin 1987. Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, njoftoi Policia e Pejës.

    Ndryshe, nga kontakti me rrymën dje ka vdekur edhe dje një qytetar i Suharekës.

    Për të u raportua se ishte sjellë pa shenja jete në emergjencë. Ndërsa, në vendin e ngjarjes ka dalë policia, prokuroria dhe ekipet e KEDS-it.

    “Raportohet se është sjellë pa shenja jete viktima mashkull K-Shqiptar. Sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS-it dhe inspektori i punës”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së për rastin e djeshëm në Suharekë.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!