×
  • Lajme
  • Lajme

    RTK hap konkurs për Bordin e ri, dy javë pas shkarkimit

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 15:44

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës, rreth dy javë më parë kanë shkarkuar veç e veç secilin nga tetë anëtarët e Bordit të RTK-së, ku ky institucion tashmë ka shpallur konkursin për anëtarët e rinj.


    Emrat e anëtareve Bordit të shkarkuar të RTK-së janë: Sali Bashota, Agron Gashi, Lirim Geci, Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Albinot Maloku.

    Ndërkaq, më shpalljen e konkursit të ri mundësohet që çdo individi i cili i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara me Ligjin për RTK-në që të aplikoj për anëtarë të Bordit të RTK-së.

    Në bazë të Nenit 26 të Ligjit për RTK-në, procedurat për aplikim janë të paraqitura në vijim:

    Pas shpalljes publike, RTK-ja i vë në dispozicion të gjithë të interesuarve Pakon për Aplikim (të cilën e gjeni duke klikuar KËTU) e cila përmban të gjitha udhëzimet e nevojshme për aplikim.

    Kandidatët e interesuar duhet bashkëngjitur edhe dokumentet në vijim:

    Një kopje të CV-së;

    Një Letër Motivuese;

    Afati për dorëzimin e Aplikacioneve: Dorëzimi i dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim për anëtarë të Bordit të RTK-së, mund të bëhet prej datës 19 Korrik 2021 deri më 02 Gusht 2021, deri në orën 16:00.

    Aplikacionet duhet të dorëzohen personalisht (jo përmes postës elektronike), në kovertë të mbyllur, në ndërtesën e RTK-Televizionit të Kosovës, në Zyrën e Administratës nr. 71, Rr. Xhemajl Prishtina 12, 10000 Prishtinë.

    – Pyetjet rreth procedurave dhe kushteve për aplikim, mund të parashtrohen përmes telefonit në 038 230 119 dhe përmes e-mailit në administrata@rtklive.com.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!