×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    RTK-ja urdhëron gazetarët që Kurtit të mos i referohen si “kryeministër në detyrë”

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 12:41

    Radio Televizioni i Kosovës sot ka urdhëruar gazetarët që në kronikat e tyre kryeministrit Albin Kurti të mos i referohen si “kryeministër në detyrë” dhe Qeverisë aktuale të mos i referohen si “Qeveri në detyrë”.

    Përmes një emaili, redaktori i lajmeve qendrore, Besart Galica, ka urdhëruar që në asnjë kronikë televizive dhe në asnjë edicion të lajmeve të mos përdoren terme të tilla.

    “Qeveria aktuale është me të gjitha kompetencat e saj deri në konstatimin e legjislaturës së re. Kështu që, në asnjë edicion të lajmeve të mos nënshkruhet – kryeministër në detyrë apo qeveria në detyrë, dhe në asnjë kronikë”, thuhet në email-in të cilin e ka publikuar Nacionale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!