Kanali i parë i transmetuesit publik, RTK1 ka ndërprerë transmetimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet çështja e furnizimit me ushqim të Ushtrisë së Kosovës. Në këtë seancë po marrin pjesë veç deputetët e opozitës, pasi deputetët e LVV-së dhe kabineti qeveritar i Kurtit e kanë bojkotuar.
Sinjali i seancës së Kuvendit kaloj në RTK3, derisa RTK1 ka filluar të shfaqë konferencën e përbashkët të kancelarit gjerman Olaf Schoz dhe Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.
Derisa kancelari gjerman po fliste në konferencë, në gjuhen gjermane, RTK1 po e transmetonte atë pa përkthim në gjuhen shqipe, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Përkthimi u aktivizua tek disa minuta pas, në gjysmën e fjalës së Von der Leyen, e cila në konferencë u paraqit duke folur në gjuhen angleze. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.