Ministria e Mbrojtjes po planifikon të blejë 40 mijë euro kasaforta rezistente ndaj zjarrit për ruajtjen e dokumentacionit, shkruan Reporteri.net.
Përmes këtij tenderi parashihet furnizimi me 30 kasaforta.
“AK i MM, ka për qellim qe të lidhe një kontratë me një OE, qe do të ketë kapacitet të kryej furnizim me kasafortë rezistencë ndaj zjarrit për ruajtjen e dokumentacionit për nevojat e MM-së Furnizimet duhet të behen sipas specifikimit teknik te kërkuar të përcaktuar në dosjen e tenderit me qellim të ngritjes se operacionalitetit dhe efikasitetit ne kryerjen e detyrave sipas misionit të FSK MM-së”, thuhet në dosje.
Afati për furnizim me këto kasaforta është 60 ditë nga dhënia e kontratës.
Kasafortatat duhet të jenë rezistente ndaj zjarrit për së paku një orë, të jenë me dy dyer, të kenë nga katër rafte dhe me pesë ndarje.
Afati i fundit për dorëzim të ofertave është 12 maji 2025.
Në fund të dosjes, janë dhënë informacione shtesë për kompanitë e interesuara.
“-Të gjitha procedurat e prokurimit me vlera të vogël, të mesme dhe të madhe, do të zhvillohen vetëm në formën elektronike.
-Te gjitha informatat për aktivitetet e prokurimit për të cilat zhvillon AK MM mundet ti gjeni në adresën https e-prokurimi.rksgov.net
-Përgatitja dhe dorëzimi i ofertave nga ana e OE si dhe pranimi i ofertave nga ana e AK do te behën vetëm në formën elektronike nëpërmjet platformës se elektronik, nuk pranohet dorëzimi fizike i ofertave. 4. Te gjitha kërkesat e dhëna ne dosjen e tenderit dhe ne njoftimin për kontrate duhet te dorëzohen dhe janë pjese e ofertës, e te nënshkruhet dhe vulosen sipas kërkesave te përcaktuar ne dosjen e tenderit dhe ne përputhje me legjislacion ne fuqi,
-Të gjithë Operatorët Ekonomik të cilat janë të interesuar të marrin pjesë në aktivitetin e prokurimit obligohen që të regjistrohen në platformën elektronike të prokurimit publik. 6. Deklaratën me shkrimi për specifikacionit teknike furnizimet punët shërbimet e ofruara të cilat përputhen me ato të përmendura në Aneksin 1 të DT mos plotësimi i deklrates sipas kërkesave do te eliminoj nga vlerësimi i mëtutjeshme. 7. OE është i obliguar qe te beje plotësimin, nënshkrimin, dhe vulosjen e aneksit 1 specifikimit teknik i detyrueshëm, mos plotësimi i aneksit 1 sipas kërkesave do te eliminoj nga vlerësimi i mëtutjeshme.
-Ne rast se personi qe nënshkruan dhe dorëzon ofertën nuk është personi kompetent për nënshkrim te ofertës (drejtori i kompanisë), por është i autorizuar nga OE, OE duhet qe te dorëzoj me ofertën e tij autorizimin për nënshkrim te ofertës, përndryshe oferta e tij do te refuzohet.
-OE është I obliguar qe te beje plotësimin e tabelës se përshkrimit të çmimeve siç është kërkuar dhe çdo mos plotësimi i kësaj do te këtë për pasoj eliminimin e ofertës tuaj nga vlerësimi I mëtutjeshëm 10. Autoriteti kontraktues mund të bëjë verifikimin e çdo dokumenti si dhe inspektimin e kapaciteteve teknike profesionale”, thuhet në dosje./Reporteri.net